Drejtuesi i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari i tha RTK-së se shqiptarët pritet të kenë një përfaqësim të konsiderueshëm në kabinetin e ri qeveritar në Maqedoninë e Veriut.
Taravari theksoi se “VLEN” ka njohës të mirë të çështjeve shtetërore në disa fusha dhe ata do të propozohen për funksionet ministrore në kabinetin e ri në koalicion me VMRO-DPMNE.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspertë ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionistë.”- tha ai.
Taravari sqaroi se qeveria e re mund të formohet në fillim të muajit qershor.