#image_title

Shqipëria u mund 1-2 nga Ukraina pas një tjetër ndeshje të zbehtë duke e mbyllur e fundit në grup.

Tashmë kombëtarja zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve. 

Trajneri Silvinjo u shfajësua pas humbjes me Ukrainën duke u shprehur se kombëtarja është në proces rritje dhe se lojtarët u përpoqën të japin më të mirën në fushë.

“Eksperienca është pjesë e së gjithës, kur rritesh në nivele gjen ekipe që nuk të falin në gabime që mund të bësh. Ne duhet të përmirësohemi, të gjejmë ekuilibër për skuadrën, duhet të punojmë shumë.

Nuk mund të flas për lojtarët sepse çdo gjë që kemi kërkuar në fushë e kanë bërë. Ishte një grup shumë i vështirë, ndoshta më i keqi që mund të kishim. Për diferencën e golave kalojmë në Ligën C, për një gol ndoshta do të ishim duke festuar. Në fillim të ndeshjeve, Gjeorgjia luante për vendin e parë, tani është në të tretin, i tillë është grupi.

Nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, pavarësisht se jemi munduar dhe kemi qenë më brenda me ekipin në pjesën e parë. Duhet të përmirësohet qasja përsa i përket personalitet, si futemi në lojë. Ndeshje të tilla të kushton shumë. Është proces rritje dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi” – tha trajneri.

By Editor