Nikolas Xhekson do të jetë sulmuesi më i ri i Bajernit të Mynihut. Ai ka pranuar huazimin njëvjeçar, për të cilin bavarezët do të paguajnë 18 milionë euro, ndërsa në fund të sezonit do të kenë opsionin e blerjes për 80 milionë euro. Xhekson pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe të firmosë me kampionët e Gjermanisë në orët e ardhshme.
Në Premier Ligë, Çelsi është përforcuar me Alejandro Garnaçon, duke paguar 40 milionë euro në arkën e Mançester Junajtid për sulmuesin argjentinas të krahut.
Totenhami ka bërë gjithashtu një afrim të bujshëm, duke transferuar Xavi Simons nga Lajpcigu për 65 milionë euro.
Ndërkohë, surpriza e merkatos ishte afrimi i sulmuesit gjerman Nik Voltemade te Njukasëlli. “Qymyrxhinjtë” paguan 80 milionë euro te Shtutgarti për lojtarin që ishte në shënjestrën edhe të Bajernit të Mynihut.