Hysen Kadiu, ish-kryetar i degës së Partisë Demokratike në Kavajë dhe kandidati më i votuar në primaret e PD-së, i është përgjigjur publikisht akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, për bashkëpunim me Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kadiu mohon kategorikisht pretendimet se ka punuar për kryeministrin Edi Rama gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë të pabazuara.

“Të kanë gënjyer doktor”, shkruan Kadiu, duke shtuar se Partia Demokratike ka nevojë për rifreskim dhe ndryshim. “Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim”, thekson ai në mesazhin e tij.

Në statusin e publikuar në Facebook, Kadiu ka ndarë edhe foto dhe materiale nga aktivitetet e tij në mbështetje të PD-së gjatë fushatës së fundit elektorale, si dëshmi e angazhimit të tij politik në radhët e opozitës.

Ndër të tjera, ish-kryetari i degës së PD-së në Kavajë nënvizon se demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe organizim, duke kundërshtuar logjikën e “armiqve të brendshëm”, që sipas tij po dëmton forcën opozitare.

Reagimi i Kadiut vjen në një klimë të tensionuar brenda Partisë Demokratike, e shoqëruar me akuza, kundërakuza dhe thirrje për reformim të strukturave dhe qasjes politike të partisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *