Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të hapësirave detare respektive duke u përgjigjur secila me zjarr artilerie. Shefi i Shtabit të ushtirisë së Koresë së Jugut ishte i pari që akuzoi Korenë e Veriut për cënim të hapësirës detare duke shtuar se Seuli u kundërpërgjigj me të shtëna paralajmëruese ndaj Penianit agresor. Veriu komunist reagoi po ashtu duke deklaruar se ishte Koreja e Jugut ajo që shkeli e para hapësirën e saj detare dhe shteti i tyre reagoi me dhjetë gjuajtje me artileri.
Sipas një analize të Al Jazeera-s, lufta në Ukrainë po nxit tensione analoge. Ndihma e Iranit ndaj Rusisë me dronët kamikazë po shihet si përpjekje e Moskës për të tërhequr Teheranin në konflikt, po ashtu tensionet mes dy Koreve shihen si një tjetër rrezik i shtuar për përshkallëzim drejt një konflikti global.
Perëndimi u alarmua nga lajmet se Koreja e Veriut para pak kohësh kreu testime të raketave me rreze të gjatë veprimi, madje u raportua se keto raketa kishin fluturuar dhe mbi Japoni duke alarmuar Tokion zyrtare.