Media pranë klubit londinez raporton se Uest Hemi dhe Fulhemi kanë kërkuar të transferojnë Armando Brojën në merkaton e janarit, por Mauricio Poçetino duket se është pengesa kryesore për këtë lëvizje. 

Trajneri argjentinas është një admirues i stilit të sulmuesit shqiptar dhe media në fjalë  thekson se ai është i vendosur të presë Brojën deri në rikthimin e tij në formën e duhur fizike pas dëmtimit në ligamente që e ka mbajtur një vit jashtë fushave. 

Uest Hemi ofrohet për të tretën herë në kërkim të shërbimeve të Brojës dhe klubi nga Londra është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij. 

Çelsi është në pritje të rikthimit nga dëmtimi të Kristofer Nkunku që bashkë me Armando Brojën e riaftësuar mund të konsiderohen si dy blerje të reja për blutë e Londrës në merkaton e janarit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *