Nga Agim Morina

Dy televizone të Kosovës, që unë arrijta me i pa, paskan dhanë të plotë konferencën për shtyp të klerofashistit, kryetar të Serbisë, Aleksandar Vucicit me përkthim simultan në shqip. 

Kujt i intereson me shfaqë në tanësi në televizonet e Kosovës propagandën fashiste e Vucicit? Propagandën ku mohohet Kosova e pavarun, fyhet dhe akuzohet kryeministri Albin Kurti, poshtërohet policia e Kosovës, kritikohet KFOR-i. 

A janë të shitun redaksitë e këtyne televizoneve? A janë të çmendun redaktorët dhe gazetarët? Apo janë tue ba tradhti ditën për diell? 

A ka kush i ndal këto shtëpi propagandistike djallëzore në mes të Kosovës? Apo po presin që me u ngritë populli në kambë e me ua shti flakën? 

A nuk ishte BE-ja dhe gjithë Perëndimi që ndali kanalet televizive të Putinit? A po mendojnë këta çmendurakë, të shitun apo tradhtarë me u paraqitë ma demkoratë se Perëndimi? 

Nuk ka pasë, as nuk ka, as me pasë kurrë demokraci me klerofashizmin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *