Debate të ashpra dhe tensione janë shënuar në Kuvend, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën nga foltorja duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë. Paralelisht, ai ka reaguar edhe përmes një lidhjeje “live” në Facebook, ku ka përshkallëzuar akuzat politike.

Gjatë seancës, Berisha kërkoi me tone të forta: “Silleni këtu Lubinë”, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua një deputeti të Partisë Socialiste me fjalët: “O gagaç, pusho!”.

Në vijim të tensioneve, Flamur Noka ndërhyri duke pyetur: “Ku e ke policinë? Merreni dhe policinë!”.

Nga foltorja, Berisha theksoi se Kushtetuta dhe ligji duhet të jenë baza e politikës, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku të paraqiten përballë institucioneve. “Mos u bëni avokat i terroristit. Agasi ka marrë peng dy qytetarë për llogari të Ramës dhe familjes së tij. Silleni këtu Lubinë që t’i tregoni vendit se doni të veprojë ligji. Por jo ‘vidh dhe ik’”, deklaroi Berisha.

Përplasjet verbale dhe gjuha e ashpër shënuan edhe një herë klimën e tensionuar politike brenda Kuvendit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *