Takimi 90-minutësh mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Palazzo Chigi u prezantua zyrtarisht si konstruktiv, por sipas burimeve diplomatike, diskutimet kanë qenë më të vështira dhe më të ngarkuara se ç’u komunikua publikisht.
Sipas këtyre burimeve, gjatë bisedës janë shprehur hapur mospajtime dhe presione të ndërsjella, kryesisht lidhur me procesin e negociatave për paqe dhe mbështetjen ushtarake që Italia mund t’i ofrojë Ukrainës në këtë fazë të konfliktit.
Pala ukrainase ka kërkuar që Italia të marrë një rol më aktiv në disa çështje të rëndësishme për Kievin. Në kërkesat e paraqitura përfshihej zhbllokimi i aseteve ruse të ngrira në Belgjikë, një vendim për programin Purl, përfshirja e Romës në blerjen e armëve amerikane që më pas do t’i dërgohen Ukrainës, si edhe përdorimi i një pjese të fondeve të programit evropian SAFE për mbështetje ushtarake.
Në komunikimin zyrtar, të dy liderët u shprehën pozitivë për vazhdimin e bashkëpunimit, por burimet diplomatike theksojnë se takimi ka nxjerrë në pah dallime konkrete mes pritshmërive të Ukrainës dhe positionimit aktual të Italisë.

