Nuk do të ketë grevë, por tashmë nuk do të ketë as bojkot në auditoret e universiteteve. Pedagogët vendosën ndërprerjen e përkohshme të bojkotit mësimor, por pa hequr dorë nga kërkesat e tyre për rritje pagash dhe shtim të investimeve për kërkimikn shkencor.

Qëndrimin e bëri të ditur kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi i cili theksoi se protestat për plotësimin e kërkesave të tyre do të vijojnë sërish. “ 9 javë nga dërgimi i peticionit, 7 javë protesta dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor me synim të reagimit, përshkallëzimi i hapave të ndjekura erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit. E kemi fjalën për ministrinë dhe institucionet. Parlamenti dhe politika u nxit dhe e bëri këtë çështje të ditës. Qeveria bëri zgjidhje kozmetike. Është bërë pak për universitetin. Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe. Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët. Ne vazhdojmë të kërkojmë kërkesat tona. Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut. Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi që nga kryeministri. Bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm i bojkotimit të mësimit në sezonin e shkurtit.”- tha ai në nje dalje para mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *