Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibej para pak ditësh shpalli 16 kandidatura për zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që sot lista është reduktuar në 11 kandidatura.
I fundit që u tërhoq nga gara ishte Sabah Sheta, kandidat për bashkinë e Krujës. Sheta e arsyetoi tërheqjen e tij nga gara me mesazhet e shumta që ka marrë nga qytetarët për të mos përçarë të djathtën në zgjedhje.
Para Shetës, nga gara janë tërhequr kandidati i Korçës Gjergji Gjata, i Librazhdit Bujar Vreto, i Lezhës Sandër Marku, i Vorës Ibrahim Bruka dhe i Kurbinit Genc Doçi.
Lista e kandidatëve të mbetur në garë:
Tiranë – Roland Bejko
Mallakastër – Agron Kapllanaj
Patos – Pranvera Rizai
Fier – Eriselda Zotaj Çelaj
Poliçan – Florian Qamo
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Dibër – Naim Gazidede
Dimal – Dritan Sula
Sarandë – Skënder Muço
Mirditë – Mark Ruçi