Maroku u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë mbrëmë rreth orës 23:00.
Lëkundjet ishin me qendër në malet e Atlasit të Lartë të Marokut, ndërkohë që bilanci aktual i viktimave ka arritur në 632 të vdekur.
Rreth 400 persona raportohen të plagosur, ndërsa autoritete konfirmojnë se ka persona të zhdukur çka e shton mundësinë e rritjes së numri të të vdekurve.
Qyteti historik i Marrakesh ka pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që autoritetet konfirmojnë se një pjesë e mirë e viktimave jetonin në zonat malore gjë e cila ka pamundësuar marrjen e shpejtë të ndihmës.