Një tërmet i fuqishëm goditi juglindjen e Turqisë dhe një pjesë të veriut të Sirisë.

Tërmeti i shkallës 7.8 ballë të shkallës Rihter deri tani ka shkaktuar 1300 të vdekur dhe dëme të shumta materiale pasi shumë ndërtesa janë rrëzuar. Ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.

Ky konsiderohet tërmeti i shekullit në Turqi, më i fortë se ai i vitit 1999 që ishte 7.4 ballë i shkallës Rihter. Ndërkohë Turqia ka apeluar për ndihmë dhe të parët që ofruan mbështetje ishin Shtetet e Bashkuara.

Solidaritet dhe ndihmë ofruan dhe Shqipëria me Kosovën. Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se Turqia do e kalojë me kurajo dhe vendosmëri këtë moment të vështirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *