Instituti Sizmiologjik Mesdhetar lëshoi alarmin për një cunami të mundshëm në ishullin e Kretës, pasi kjo zonë u lëkund nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë, rreth orës 03:19 të mëngjesit.
Autoritetet u kërkuan banorëve dhe turistëve të qëndrojnë larg vijës bregdetare deri në një njoftim të dytë për kalimin e rrezikut të cunamit.
Tërmeti shkaktoi panik edhe në qytete të afërta me ishullin, ndërsa Kreta u lëkund sërish pak më vonë.
Pak ditë më parë, ishulli ishte goditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.0 ballë.
Tërmeti i sotëm ndodhi në det të hapur, në një thellësi prej 68 kilometrash.