Vijon të rritet bilanci tragjik i të vdekurve nga tërmeti që goditi Marokun të premten në mbrëmje.
AFP raporton se numri i të vdekurve ka arritur në 2.122, ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.
Qyteti historik i Marrakesh dhe disa fshatra përreth pothuajse janë rrënuar, ndërsa Maroku ka hapur dyert për ekipet e kërkim-shpëtimit nga vendet e tjera.
Britania e Madhe, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara kanë dërguar tashmë ekipet e tyre në terren, ndërsa shumë shtete të tjera presin miratimin e autoriteteve marokene për të nisur ekipet e tyre.