Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka deklaruar se një presidente që shpall zgjedhjet për interes të një partie politike, siç është Vetëvendosja, duhet të shkarkohet menjëherë. Ajo iu referua intervistës së presidentes Vjosa Osmani, ku kjo e fundit pranoi se shpalli zgjedhjet më 28 dhjetor 2025 “për hatër të VV-së dhe mërgimtarëve”.

Tërmkolli thekson se deklarata të tilla janë një problem serioz për shtetin dhe rrezikojnë rendin kushtetues. “Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit ishte i nxituar dhe i dëmshëm. Pa konsultuar të gjitha subjektet politike, ky vendim ka rrezikuar rendin kushtetues dhe ka kontribuar në degradimin politik të vendit”, tha Tërmkolli në emisionin Konfront të KTV-së.

Ajo gjithashtu kritikon kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se autoritarizmi i tij është pjesë e ideologjisë së tij politike dhe se ai nuk pranon kompromis, ndërsa presidentja Osmani, sipas saj, ka vetëm ambicie për pushtet.

“Tashmë po përballemi me dy figura politike që po e çojnë Kosovën në një situatë të rrezikshme: njëri mashtron më së shumti, tjetra përfiton më së shumti,” tha Tërmkolli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *