Gjermania është “rikthyer”, ka deklaruar Friedrich Merz, ndërsa vendi përgatitet për të ndërtuar “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” me qëllim përballjen me Rusinë. Pas dekadave të mosfinancimit, Bundeswehr-i, që dikur dërgonte ushtarë në stërvitje me shkopinj fshese në vend të armëve, po i nënshtrohet një transformimi të thellë.
Reformat e reja kanë hapur rrugën për shpenzime pothuajse të pakufizuara për mbrojtjen, ndërsa koalicioni qeverisës po përpiqet të miratojë një ligj të ri për futjen eshërbimin ushtarak për të rinjtë përmes shortit. Paralelisht, Berlini të investojë 377 miliardë euro për pajisje të reja ushtarake.
Ajo që bie më shumë në sy në këtë strategji të re është varësia në rritje nga Izraeli për furnizimin me raketa, dronë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite janë shprehur pëe gazetën The Telegraph se Izraeli jo vetëm po luan një rol kyç në riarmatimin e Gjermanisë.

