Media në fjalë raporton se drejtuesit e Çelsit kanë vendosur të shesin sulmuesin shqiptar edhe në rast se nuk arrijnë të afrojnë një tjetër sulmues gjatë merkatos së janarit. 

Ky lajm duket se qartëson disi të ardhmen e 22-vjeçarit i cili mund të nisë një përvojë të re në një tjetër klub. 

“The Athletic” raporton se Uest Hem, Fulhem dhe Ulvërhempton kanë shfaqur interes për sulmuesin, ndërsa Çelsi pritet të vlerësojë ofertat për të. 

Armando Broja u gjend nën presion të madh pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë në ligament dhe duket se pritshmëritë që ai të mbante peshën e sulmit të bluve pas 10 muajsh jashtë fushe ndikoi shumë në paraqitjet e tij. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *