Sipas një raporti të The Wall Street Journal, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dislokimit të rreth 10 mijë trupave shtesë në Lindjen e Mesme.
Vendosja e mundshme e këtyre forcave synon t’i japë administratës amerikane më shumë opsione ushtarake në rajon, në një kohë kur, paralelisht, po vlerësohen edhe mundësitë për bisedime paqeje me Teheranin.
Raporti thekson se kontingjenti mund të përfshijë njësi këmbësorie dhe mjete të blinduara, duke iu shtuar rreth 5 mijë marinsave amerikanë që ndodhen aktualisht në rajon. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se ku mund të vendosen konkretisht këto trupa.
Ndërkohë, BBC raporton se ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin për një qëndrim zyrtar, por deri tani nuk ka pasur reagim.

