Dokumentet e pavulosura janë pjesë e një padie civile të Virginia Roberts Giuffre, një grua amerikane që pretendoi se Epstein e kishte abuzuar seksualisht kur ishte e mitur dhe se Ghislaine Maxwell, ish e dashura e Epstein, ndihmoi në abuzim.
Mëngjesin e së hënës është publikuar raundi i katërt i dokumenteve nga një padi lidhur me Jeffrey Epstein, financierin dhe pedofilin e dënuar, i cili vdiq në burg para se të përballej me gjyqin për akuzat federale për trafikim seksual. Publikimi i fundit i 17 dokumenteve pason mijëra faqe.
Dokumentet e pavulosura janë pjesë e një padie civile të Virginia Roberts Giuffre, një grua amerikane që pretendon se Epstein e kishte abuzuar seksualisht kur ishte e mitur dhe se Ghislaine Maxwell, ish e dashura e Epstein, ndihmoi në abuzim.
Dokumentet në total, duke përfshirë materialin që ende nuk është zbërthyer, pritet të përfshijnë rreth 200 emra mes tyre biznesmenë, politikanë dhe miq të Epstein.
Sarah Ransome, artistokratja britanike, vajza e Lord Macpherson e abuzuar nga Epstein në moshën 22-vjeçare, pretendon se ka parë video të Bill Clinton, Princi Andrew dhe pronari i Virgin, Richard Branson. Ata dyshohet se janë filmuar nga Epstein gjatë takimeve të tyre seksuale me vajza të reja. Jo vetëm kaq. Në deklaratat e mbledhura nga Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut, Ransome flet edhe për një president tjetër amerikan, Donald Trump. Sipas saj, Trump ka kryer marrëdhënie seksuale me shumë vajza në oborrin e Epstein.
Fjalët e Ransome që përfunduan në dokumentet e gjykatës janë pjesë e disa emaileve dhe komunikimeve që gruaja kishte siguruar në vitin 2016 me një gazetare amerikane, Maureen Callahan, më pas në gazetën New York Post dhe tani u zhvendos në tabloidin anglez Daily Mail. Ka pasur spekulime për ekzistencën e videove të pretenduara për vite me radhë, në Londër dhe Shtetet e Bashkuara, por deri më tani askush nuk kishte folur për këtë në kaq detaje.
“Kur mikesha ime, i cili mbetet anonim në këto gazeta, kishte marrëdhënie seksuale veçmas me Clinton, Princin Andrew dhe Richard Branson, përqafimet e tyre filmoheshin çdo herë nga Epstein. I cili për fat të keq ishte shumë i zgjuar dhe padyshim që arriti të mos shfaqej në asnjë nga regjistrimet”, tregoi ajo.
Këto episode, sipas saj, u zhvilluan në rezidencën në New York të financierit pedofil.
“Mikesha im arriti të mbajë një pjesë të atyre videove në të cilat dallohen qartë fytyrat e Clintonit, Princit Andrew dhe Branson-it teksa bënin seks me të. Pas dy orësh duke e bindur atë, shoqja ime më në fund vendosi të më dërgojë ato video edhe me tre burrat. Unë mund të konfirmoj që i pashë me sytë e mi, ishin Klinton, Andrew dhe Branson”, duke iu drejtuar gazetares.
Në dokumentet e publikuara sot, Ransome pretendon gjithashtu se ka kopje të videove ku shfaqen Clinton, Princ Andrew dhe Branson.
“I kopjova ato në disa USB dhe i dërgova në vende të ndryshme në Evropë. Unë jam e sigurt tani”, tha ajo.
Clinton, Andrew dhe Branson gjithmonë kanë mohuar ashpër të kenë pasur marrëdhënie seksuale në ose përmes shtëpive të Epsteinit dhe gjithmonë kanë pohuar se nuk ishin në dijeni të akteve kriminale të Epstein para se t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre me të.
“Shoqja ime më tha që gjithashtu i përfshirë në marrëdhënie seksuale ka qenë edhe Donald Trump”, ka treguar ajo.