Dramatike dhe drithëruese çerekfinalja mes Argjentinës dhe Hollandës me albiçelestët që kalojnë në gjysmëfinale. Lionel Mesi shpik një asist për Molinën që kaloi në avantazh Argjentinën. Mesi dyfishon shifrat me penallti e cila u fitua nga Akunja.
Kur u duk se Argjentina kishte gjithçka nën kontroll, hollandezët realizojnë dy herë me Verghorstin të ardhur nga stoli. Në shtesë Argjentina krijon disa mundësi të mira shënimi por pa i konkretizuar ato.
Llotaria e penalltive sheh protagonist Emiljano Martinezin. Portieri argjentinas pret dy penallti të hollandezëve, ndërsa argjentinasit u treguan të saktë në katër penallti të realizuara.
Në gjysmëfinale Argjentina përballet me Kroacinë që eliminoi Brazilin.