Nga Ermal Mulosmani

Tifozët e Kosovës i dhanë ngjyrë tifozerisë shqiptare të demokracisë. Nga diçka anemike, pa shpirt dhe e paorganizuar, ata krijuan bërthamën shpirtërore të entuziazmit. Unë asnjëherë nuk jam përfshirë në të, ama e kam ndjekë me simpati nga larg. Ata dinin të shpalosnin flamuj, të organizonin kore këngësh, kishin drejtues të tyrin dhe koreografi e veshje origjinale. Me një fjalë ishin institucion.

Një ditë të bukur ata filluan të këndonin edhe himnin e tyre, këngën që ua ndizte shpirtin peshë.

Ne të Shqipërisë, siç kemi bërë gjithmonë, veç mbanim ison. E mësuam të gjithë këngën e bëmë edhe himn tonin… Pa arsye sigurisht.

Tani u kujtuam ne… Jo po s’qenka për ne kjo kënga. Po pse nuk e bëtë ju një këngë e ta bënit hit? Po pse, mos pritët që tifozat e Kosovës të këndonin “Nën portokalle moj” ju? Apo prisnit “arsye të motivuara” në zgjedhjen e himnit tonë të dashur?

Jo bir, nëse doni të keni këngë tuajën (tonën) fryni bulçitë kur shkoni në stadium, merrni këngëtarë me vete, këndojini me loçkë të shpirtit, organizohuni dhe bëjini hite vetë. Shqiptarët e Kosovës këndojnë atë që u vjen pas shpirti atyre. 

Respekt e mirënjohje për ta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *