Trajneri i PSG-së, Luis Enrike po kërkon me ngulm një sulmues qendre pasi Mbape dhe Nejmar janë me valixhe në duar drejt largimit.
Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Dushan Vlahoviç.
Sulmuesi i Juventusit mund të largohet drejt Parisit, por tifozët e klubit francez kanë dalë hapur kundër afrimit të tij.
Një grupim prej tyre shpalosi një pankartë jashtë stadiumit ku shkruhej: ‘Po erdhe, do t’i këpusim tre gishtat” – duke iu referuar gjestit ultranacionalist që serbët përdorin me ngritjen e tre gishtave.
Gjithashtu, PSG synon të afrojë dhe emra si Kejn apo Osimen për repartin e sulmit.