Kundërshtimi ndaj idesë së presidentit amerikan Donald Trump për blerjen e Groenlandës është shfaqur hapur edhe në ambientet sportive, përfshirë arenat e NBA-së në Evropë.
Gjatë ndeshjes mes Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic, e zhvilluar në O2 Arena në Londër, një moment i pazakontë ndodhi para fillimit të takimit, teksa aktorja dhe këngëtarja Vanessa Williams po interpretonte himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Në atë çast, një tifoz nga tribuna bërtiti: “Lëreni Groenlandën të qetë!”, duke ndërprerë performancën. Thirrja u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga një pjesë e madhe e publikut, çka tregoi mbështetjen e tifozëve për këtë mesazh.

