Familjarët e Amanda Pushanit e raportuan vdekjen e saj si vdekje natyrale, por ekzaminimi i trupit të 37-vjeçares provoi se ajo ishte vrarë.

Në vijim efektivët blu prangosën motrën e saj, Marsela Pushani, 40 vjeçe si e dyshuar për krimin.

Në dëshminë e saj para efektivëve, Pushani deklaroi se e kishte vrarë me thikë të motrën në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ajo ishte e alkoolizuar dhe i kishte kërcënuar se do t’i vriste me thikë atë dhe nënën e tyre.

Sipas deponimit të Marselës, Amanda ishte e alkoolizuar prej 10 vjetësh dhe vazhdimisht i kishte kërcënuar familjarët e saj se do t’i vriste.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *