Stiven Toshkësi, 20-vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një sherri me dy persona të tjerë mesnatën e mbrëmshme në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Policia bën me dije se Toshkësi u përfshi në një konflikt me shtetasit Enzi Mane dhe Axel Hoxhaj.

Të rinjtë besohet të jenë konfliktuar para pak ditësh për shkak të një vajze, ndërsa u konfliktuan sërish në orët e para të mëngjësit të sotëm, konfliktit që i mori jetën Stiven Toshkësit.

Policia ka arrestuar shtetasin Enzi Mane, ndërkohë që Axel Hoxhaj është shpallur në kërkim. Po ashtu janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *