Vehap Cami ka ekzekutuar me armë zjarri të vëllanë, Lulzim Cami në zonën e Freskut në Tiranë.
Vehapi ka shkuar në banesën e të vëllait dhe pas një debati verbal, mes tyre ka nisur një përplasje fizike e cila ka degraduar deri në përdorimn e armës nga ana e 63-vjeçarit Vehap Cami cili pas krimit ka qëlluar dhe veten e tij.
Dyshimet e para janë se dy vëllezërit kishin konflikte të vazhdueshme për çështej pronësie në zonën e Bulqizë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur detajet e ngjarjes.