Një sulm i armatosur ndodhi sot ndaj një veture të policisë së Kosovës në Zveçan.
Vetura u godit me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku një nga plumbat depërtoi në veturën e policisë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.”- thuhet në njoftimin për media.
Kjo është e disata herë që patrullat e policisë së Kosovës bien pre e sulmeve të armatosura në veriun e trazuar të Kosovës.