Një tjetër lëkundje e fuqishme u shënua në Turqi në orën 11:24 të ditës së sotme. 7.7 ballë raportohet të jetë lëkundja e cila pason atë të parën me 7.8 ballë të shkallës Rihter.

Ndërkohë që e gjithë bota është mobilizar për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, situata në terren vijon të mbetet mjaft e rëndë. Bilanci i të vdekurve ka kaluar shifrën 1300. Mijera të tjerë raportohen të plagosur ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit nën rrënoja.

Video e një gazetari turk që raportonte direkt në  momentin e lëkundjes së dytë u bë virale. Toka dridhet, ndërtesat lëkundën, ndërkohë që njerëzit vrapojnë në panik. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *