Mediat britanike dhe ato gjermane shkruajnë se tashmë ka një marrëveshje mes Federatës Angleze të Futbollit dhe trajnerit gjerman që ky i fundit të ulet në stolin e “3 Luanëve’
Fabricio Romano, njohës i çështjeve të merkatos po ashtu u shpreh në një video-postim se Tumas Tuhel e ka pranuar detyrën e trajnerit të Anglisë.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Tomas Tuhel në të kaluarën drejtoi Mainzin, Dortmundin, PSG-në, Çelsin dhe Bajernin e Mynihut.
Arritja kulmore e tij mbetet fitimi i Ligës së Kampioneve me “Blutë e Londrës” duke mposhtur në finale Mançester Sitin e Pep Guardiolës.