Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe tha gjatë fjalës së tij se ndihej krenar për kontributin e dhënë para 25-vitesh për çlirimin e Kosovës nga makineria kriminale e Sllobodan Millosheviçit dhe se nuk do të  pendohej asnjëherë për rolin e tij në atë periudhë. 

“Në këtë ditë 25 vjet më parë u arrit marrëveshja. Kosova më në fund u lirua, njerëzit mund të jetojnë, të shpresojnë, të besojnë sërish në të ardhmen e lirë nga presioni dhe padrejtësia. Sot kujtojmë ata që vdiqën, që dhanë jetën për çlirimin e këtij kombi. Ne kujtojmë guximin e tyre, sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për ta dhe për familjet e tyre. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë.

Po, ishte një luftë për liri, por jo thjesht për gjendjen e të qenit i lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që u kemi borxh atyre që kujtojmë sot. Këtë do të dëshironin ata, kjo do të ishte dhurata më e madhe për ata që e bënë detyrën atëherë, ne ndjekim shembullin e tyre dhe e bëjmë detyrën tonë tani. Për popullin, për të ardhmen dhe për kombin e bukur të Kosovës.” – ka thënë ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *