Mesfushori gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas përfundimit të kampionatit evropian që zhvillohet në Gjermani. 

34-vjeçari do të kërkojë dy trofetë e fundit në karrierë, pikërisht trofeun e Ligës së Kampioneve ku Reali përballet me Dortmundin dhe fitimin e kampionatit evropian me kombëtaren e tij. 

Toni Kros ka 34 trofe të fituar në karrierën e tij, ndërkohë që Fiorentino Perez e cilësoi atë si një nga më të mirët në historinë e Realit të Madridit. 

Kros kërkon trofeun e gjashtë në Ligën e Kampioneve, pasi e ka fituar këtë trofe një herë me Bajernin e Mynihut dhe katër herë më Realin e Madridit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *