Toni Kros tha gjatë podkastit “Einfach mal Luppen” që drejtohet nga i vëllai se trajneri i Realit të Madridit ka një mënyrë unikale për t’i motivuar lojtarët para ndeshjeve kyçe. Sipas tij, italiani përdor gënjeshtra të bardha për të mbajtur grupin e motivuar.
“Para ndeshjes me Majorkan na tha se çështja e titullit mbyllet nëse fitojmë sot. Pas ndeshjes na tha se titulli fitohet në El Klasiko. Pasi mundëm Barcelonën na uroi për fitoren, na tha se titulli fitohet përfundimisht nëse mundim Sociedadin të premten (sonte) dhe na dha dy ditë pushim.” – tha mesfushori gjerman