Top Channel ka publikuar dokumentin zyrtar të dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili tregon se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) kishte dërguar pranë KED një shkresë me përmbajtje të klasifikuar “sekret” lidhur me kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi.

Sipas dokumentit, informacioni i përfshirë tregon se Vokshi ishte i dyshuar për kontakte të mundshme me shërbimet inteligjente. Megjithatë, KED, nën drejtimin e Sokol Sadushit, nuk e vlerësoi këtë informacion si pengesë për votimin e tij në gjykatë.

Dokumenti zyrtar pranon se KED ka qenë e informuar për këto dyshime, por nuk ka marrë asnjë masë për t’i verifikuar ose për t’i ndikuar vendimet për kandidatin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *