Granit Xhaka u rendit i 16-i mes 20 emrave më të mirë për Topin e Artë, ceremonia e të cilit po mbahet në Paris.
Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën është i pari shqiptar që arrin një pozicionim të tillë.

Ai u shpall kampion i Gjermanisë me Bajer Leverkusenin ndërsa pati paraqitje shumë të mira me Zvicrën në Euro 2024 ku si kapiten e udhëhoqi atë deri në çerekfinale .