Torino fitoi 0-1 në transfertë ndaj Romës me golin e Simeones, duke marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani e nisën titullarë dhe patën paraqitje pozitive.
“SofaScore” i vlerësoi të dy lojtarët e kombëtares me notën 7.3. Ismajli arriti të fitonte duele vendimtare kundër sulmuesve të Romës, ndërsa Asllani pati saktësi në pasime dhe diktim të ritmit të lojës në mesfushën torineze.
Kjo ishte fitorja e parë për Torinon në kampionat pas humbjes ndaj Interit dhe barazimit me Fiorentinën.