Tifozët e Arsenalit presin një ”nder historik“nga rivalët e tyre të qytetit sonte në përballjen ndaj Mançester Sitit.
Arsenali kryeson me një pikë më shumë se Mançester Siti dhe një ndalesë e mundshme e djemve të Pep Guardiolës sonte në Londër do e afronte Arsenalin më shumë se kurrë me titullin kampion.
Siti luan sonte sfidën e prapambetur ndaj Totenhemit në një stadium ku “qytetarët” vuajnë shumë.
Që nga përurimi i stadimit të ri të Totenhemit në vitin 2019-ë, Siti ka humbur në katër përballje si mysafir në kampionat duke marrë vetëm një fitore në kupë.
Emocione të forta për tifozeritë e Arsenalit dhe Mançester Sitit në një sezon ku titulli po luhet deri në frymën e fundit.
Nëse Mançester Siti arrin të fitojë dy ndeshjet e mbetura do të vendoste një rekord historik duke qenë i pari klub që fiton katër tituj kampionë radhazi në Premier Ligë.
Sakaq, Arsenali kërkon titullin kampion që mungon që nga sezoni 2003-2004.