Totenhemi mundi 1-0 Mançester Junajtidin në finalen e Europa League duke siguruar një trofe pas 17 vitesh.
Ky trofe u mundëson gjelave të Londrës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pavarësisht renditjes në vendin e 16-të në kampionat.
Skuadra e trajnerit Postetoglu bëhet skuadra e 6-të angleze pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm bashkë me Liverpulin, Arsenalin, Mançester Sitin, Njukasëllin dhe Çelsin.