Mediat në Angli rapotuan se Totenhemi synon të afrojë në skuadër mbrojtësin e majtë të kombëtares shqiptare, pjesë e Al-Itihad si huazim nga Lokomotiva e Moskës.
Lin Mitaj, babai i mbrojtësit nuk i mohoi zërat për interesimin e Totenhemit, por shtoi se duhet patur durim pasi nuk ka një ofertë konkrete.
“Diçka zyrtare ende nuk ka. Mendoj se ai do e mbyllë sezonin te Al-Itihad ku po i japin besim dhe rol titullari. Më vonë të shohim” – u shpreh ai.
Kontrata e Mitajt me Lokomotivën e Moskës përfundon në vitin 2027 ndërsa klubi rus kërkon minimalisht 10 milionë euro për shitjen e tij.