Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku një 38-vjeçar ka pranuar se ka vrarë katër fëmijët e tij. Wellington Delano Dickens, veterani i Luftës në Irak, telefonoi policinë për të rrëfyer krimin e tmerrshëm që kishte kryer muaj më parë.

Oficerët që mbërritën në banesën e tij u përballën me një skenë makabër: trupat e katër fëmijëve – Leah Dickens (6 vjeç), Zoey Dickens (9 vjeç), Wellington Dickens (9 vjeç) dhe Sean Brassfield (10 vjeç), u gjetën në bagazhin e një makine të parkuar në garazh.

Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dyshohet se kanë qenë të vdekur që nga 1 maji. Në shtëpi, policia gjeti të gjallë djalin tjetër 3-vjeçar të Dickens, i cili fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

Autoritetet kanë ngritur ndaj tij akuzën për vrasje të shkallës së parë. Sipas mediave amerikane, bashkëshortja e Dickens, Ray Jones Dickens, kishte ndërruar jetë në prill të vitit 2024, ndërsa pas vdekjes së saj ai ishte përballur me vështirësi të mëdha psikologjike.

Xhaxhai i të akuzuarit tha për mediat se ishte tronditur nga ngjarja:

“Si të gjithë, u shokova. Nuk do ta mendoje kurrë se diçka e tillë do t’i ndodhte dikujt të afërt. Ai nuk ishte më i njëjti që prej kthimit nga Iraku.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *