Ditën e sotme është gjetur në lumen e Bunës dhe trupi i vogëlushit 3-vjeçar i cili u mbyt me motrat dhe nënën e tij.
Alma Arrazi mendohet se shkatoi vetëmbytjen e saj dhe tre fëmijëve pas dhunës sistematike ndaj saj dhe fëmijëve nga ana a bashkëshortit.
Ditën e djeshme u gjet dhe trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërkohë që trupi i vajzës 8-vjeçare ishte gjetur rastësisht nga një peshkatar i zonës.
Vijojnë kërkimet për trupin e nënës 39-vjeçare, ndërkohë që familjarët e saj dhe të bashkëshortit vijojnë të merren në pyetje nga policia e Shkodrës.