Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasi u mësua se një nënë ka hedhur në lumin Kir foshnjën e saj vetëm 8-ditëshe.
Sipas burimeve policore, gruaja e ka hedhur foshnjën në lumin Kir gjatë mbrëmjes, ndërkohë që strukturat e kërkim-shpëtimit u vunë në kërkim për trupin i cili u gjet në orët e para të mëngjesit në afërsi të Postribës.
Foshnja i përket seksit mashkull, ndërkohë që është bërë i mundur arrestimi i nënës. Orjana Gremi, 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim u vu në pranga me akuzën e vrasjes me dashje. Veprimet e mëtejshme proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit të Shkodrës.