Trajneri i përfaqësueses së Çekisë, Jarosllav Silhavi u tha mediave vendase se pret një grup të bashkuar për përballjen e 12 tetorit në Tiranë ndaj Shqipërisë.
Tekniku theksoi se lojtarët duhet të besojnë te njëri-tjetri, në të kundërt ata do të shqyhen nga djemtë e Silvinjos.
Ai shtoi se i ka paralajmëruar lojtarët e tij për mjedisin që i pret në Tiranë.
“Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë është në lojë dhe çfarë i pret në Shqipëri. Duhet t’i bindim që janë të mirë, të fortë, me vetëbesim dhe duan të kenë sukses. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme. Nëse nuk i besojmë njëri-tjetrit, do të na shqyjnë në Shqipëri.” – u shpreh ai.