Luka Goti pati fjalë të mira për kapitenin e Shpresave të Shqipërisë.
Sipas teknikut të Leçes, Berisha do të marrë minutat që i takojnë, por cilësitë e tij tregojnë për një lojtar me personalitet dhe të ardhme.
“Ai është 21 vjeç, ka cilësi të padiskutueshme dhe do të marrë hapësirën e tij. Kur ka luajtur është përgjigjur mirë në detyrat që i janë caktuar. Ka të ardhme të madhe, vetëm ka nevojë për kohën dhe ambientin e duhur rreth tij, si në fushë, ashtu dhe jashtë saj”- u shpreh Goti.
Leçe pothuajse e ka siguruar mbijetësën në Serinë A dhe në javët në vijim talentet e ekipit pritet të marrin më shumë minuta, mes tyre the Medon Berisha.