Trajneri i sapoemëruar i Torino, Roberto D’Aversa, ka folur me superlativa për mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli gjatë prezantimit të tij përpara mediave, pas marrjes së detyrës pas shkarkimit të Marko Baronit.
D’Aversa e ka përshkruar Ismajlin si një luftëtar dhe një lojtar që rrallë mund të gjesh sot në futbollin modern. “Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe sfida. Luajti me dorë të thyer, dhe kjo tregon shpirtin e tij luftarak. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot,” tha trajneri i ri, duke theksuar cilësitë e jashtëzakonshme të mbrojtësit.
Komentet e D’Aversës pasqyrojnë besimin e tij se Ismajli do të jetë një element kyç për Torinon në sezonin e ardhshëm.

