Donald Tramp tha për NBC-në se qëndrimi i SHBA-ve në NATO do të varet nga sjellja e vendeve të aleancës.
Ai theksoi se përmbushja e detyrimeve financiare nga shtetet e tjera do të jetë kusht i panegociueshëm pasi SHBA-të nuk mund të mbajnë barrën financiare që garanton ekzistencën e NATO-s.
“Më lejoni t’ju them se unë kam qenë në gjendje të ‘nxjerr’ qindra miliarda dollarë për NATO-n vetëm nga një qëndrim i ashpër”, tha Trump. “Unë u thashë vendeve se nuk do t’i mbrojmë nëse nuk paguanjnëndhe ata filluan të paguajnë. Kjo shumë arriti më shumë se 600 miliardë dollarë.
Nëse ata paguajnë faturat e tyre dhe nëse mendoj se po sillen korrekt, absolutisht, unë do të qëndroj me NATO-n”.
Por ekziston gjithashtu absolutisht mundësia e largimit të Amerikës”- tha presidenti i sapozgjedhur amerikan.