Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, duke lënë të kuptohet se edhe vetë kreu i regjimit iranian është në shënjestër të mundshme të Uashingtonit.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Tramp shkroi:

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta eliminojmë atë – të paktën për momentin. Durimi ynë po mbaron.”

Kjo deklaratë vjen në një moment të përshkallëzimit të ndjeshëm të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, me përfshirje gjithnjë e më të thellë të fuqive ndërkombëtare, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

By Editor