Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp foli pas 34 akuzave penale që u ngritën ndaj tij në seancën e mbajtur në një gjykatë të Nju Jorkut.
Tramp theksoi se e gjithë çështja e akuzave ndaj tij u ngrit për të mos e lejuar të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.
“Amerikën po e çojnë në ferr. Ky rast i rremë është sjellë vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024.” – tha Tramp.
Ai po ashtu akuzoi prokurin e çështjes si racist.
Ndaj Donald Tramp u ngritën 34 akuza penale. Ai akuzohet se bleu me para heshtjen e dy grave të cilat pretendojnë se kishin raporte me ish-presidentin amerikan. Po ashtu, Tramp akuzohet se bleu dhe heshtjen e një punonjësi të Kullës Tramp i cili pretendoi se ish-presidenti kishte një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore.
Gjithashtu, Donald Tramp u akuzua dhe për falsifikim të bilanceve në biznes duke qenë i pari president i vendit që përballet me akuza penale.
Seanca e radhës ndaj tij pritet të mbahet me 4 dhjetor.