Donald Tramp po shkon i sigurt drejt rikthimit në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Fitorja në Pensilvani rezultoi kyçe në fatet e këtyre zgjedhjeve. 

Donald Tramp ka grumbulluar deri tani 277 vota elektorale ndërsa numërimi vijon.

Donald Tramp ka arritur të marrë deri tani 69 milion vota duke arritur numrin e votave të marra nga Barak Obama. 

Benjamin Netanjahu dhe Volodimir Zelenski e uruan presidentin e ri të SHBA-ve vendimet e të cilit për dy konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme pritet të kenë ndikim kyç në politikën globale.

Kryeministri Edi Rama uroi Trampin për rizgjedhjen duke e quajtur rikthimin e tij si fitore të jashtëzakonshme. 

Vjosa Osmani po ashtu shkroi se pret me padurim të punojë me presidentin e ri të SHBA-ve.

Kina e përshëndeti fitoren e Trampit duke u shprehur se do të ketë përpjekje për raporte korrekte me Uashingtonin.

Emanuel Makron po ashtu pati një mesazh urimi, ndërkohë që Alekandër Vuçiç dhe Millorad Dodik e cilësuan rikthimin e Tramp në krye të SHBA-ve si vendimtar për botën.

Shefi i NATO-s, Mark Rute u shpreh se vendimet e Donald Tramp si president do të jenë përcaktuese për të ardhmen e aleancës ushtarake më  të madhe në botë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *