Ish-presideti i SHBA-ve, Donald Tramp shpalli kandidaturën e tij për të qenë sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë pas zgjedhjeve të vitit 2024. Nga resorti i tij në Florida, Tramp u tha përkrahësve të tij se rikthmi i lavdisë për Amerikën fillonte nga ky moment. Ky vendim pritej prej kohësh, por ai vjen vetëm një jave pas zgjedhjeve për përfaqësimin në Kongres dhe Senat ku republikanët nuk morën rezultatet e pritura dhe një pjesë e kandidatëve të mbështetur nga Tramp nuk arritën të fitojnë në këtë proces. “Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara.”- tha Trump.
Gjatë mandatit të tij në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Tramp hyri në histori duke qenë i pari president në detyrë që akuzohet dy herë nga drejtësia. Ai u akuzua për pengim të punës së Kongresit dhe po ashtu për sulmin e mbështetësve të tij ndaj selisë së Kongresit për pengimin e tranzicionit të pushetit pas fitores së Xho Bajdenit.